LAJMI I FUNDIT:

Carragher: Sancho është i përsosur për Ligën Premier

Carragher: Sancho është i përsosur për Ligën Premier

Ish- mbrojtësi i Liverpoolit , Jamie Carragher beson se i anglezi i talentuar, Jadon Sancho është i përshtatshëm për Ligën Premier.

Sulmuesi anglez është në Borussia Dortmund, ku po tregon formë të lartë në dy sezonet me klubit gjerman.

Forma e tij e mirë me shumë gola dhe asistime ka bërë që Sancho të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha të Ligës Premier.


Sky Germany: Jadon Sancho ka kërkuar largimin nga Dortmundi
Lexo po ashtu Sky Germany: Jadon Sancho ka kërkuar largimin nga Dortmundi

Carragher, tani një ekspert i Sky Sports, beson se ish-ylli i të rinjve të Manchester City do të ishte një hit në kampionatin anglez.

“Sancho është një nga lojtarët më të mirë të rinj për momentin në futbollin botëror, veçanërisht kur ju shikoni statistikat e tij aktuale te Borussia Dortmundi”, ka thënë fillimisht Carragher.

“Ai është një lojtar anglez që unë mendoj se do të jetë i etur për t’u rikthyer, kështu që mendoj se ai do të jetë gjëja më e nxehtë që të gjithë klubet nga Liga Premier do të kërkojnë ta sjellin”.

Sky Germany: Jadon Sancho ka kërkuar largimin nga Dortmundi
Lexo po ashtu Sky Germany: Jadon Sancho ka kërkuar largimin nga Dortmundi

“A do të jetë ai hit? Unë mendoj kështu. Është lojtar inteligjent, shikoni sa mirë ka luajtur në një kampionat të madh me një klub të madh dhe nën presion”.

“Ai po luan një javë brenda, një javë jashtë dhe numrat e tij janë fantastikë dhe mosha e tij është thjesht perfektë”, përfundoi ish-mbrojtësi anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori