LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Vetëm me dialog mund të krijojmë masa për punësim

Carovska: Vetëm me dialog mund të krijojmë masa për punësim

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Milla Carovska sot ka folur në panel diskutimin kushtuar “Mungesës së fuqisë punëtore cilësore dhe inovacionet në industri” në Samitin sipërmarrës ballkanik që mbahet në Shkup.

“Të rinjtë janë e ardhmja e shtetit dhe secili nga ne obligohet të investojë në ta, arsimimin e tyre, në kushte për përparim dhe të krijojë politika të cilat do të japin efekte të fuqishme në uljen e papunësisë dhe shpërnguljes”, ka thënë Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjatë këtij viti ka shtuar ministrja për herë të parë kemi Plan operativ me masa aktive për punësim nga kemi ndarë rekord 1.1 miliardë denarë.

“Kjo është shuma më e lartë deri tani, tre herë më e lartë në krahasim me vitin 2014. Më vjen mirë që këtë plan e kemi punuar me forca të bashkuara me sektorin e biznesit dhe është i adaptuar në nevojat e tregut të punës. Këtë praktikë do ta ndjekim edhe për Planin operativ për vitin 2020, pasi vetëm përmes dialogut që do ta zbresim në nivel lokal do të mund të krijojmë masa që do të jenë të mira për të gjithë”, ka thënë Carovska.

Ajo ka shtuar se me zgjidhjet e reja ligjore siç është Ligji për praktikë por edhe me Garancinë e të rinjve që është pjesë e planit operativ krijohen mundësi të reja për punësimin e të rinjve dhe tejkalimin e hendekut që krijohet nga përfundimi i arsimit deri te angazhimi i punës.

Samiti është në organizim të Odës Ekonomike dhe Qendrës së Maqedonisë për arsim joformal Creative Hub që mbahet në Shkup.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori