LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Dialogu shoqëror, i rëndësishëm për zvogëlimin e varfërisë

Carovska: Dialogu shoqëror, i rëndësishëm për zvogëlimin e varfërisë

Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska në cilësi të bashkë kryesueses mbajti fjalim në hapjen e Takimit të 10-të rajonal evropian të Organizatës Ndërkombëtare të Punës që u mbajt në Stamboll, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga MPPS-ja, Carovska ka theksuar rëndësinë e dialogut shoqëror në përpjekjet për zvogëlimin e varfërisë dhe sigurimin e punës dinjitoze.


Në suaza të takimit rajonal, Carovska ka realizuar edhe takime dypalëshe me delegacionin bullgar dhe kroat. Krahas këmbimit të përvojave, në takimet ështv dakorduar edhe nënshkrimi i memorandumit dhe programit për bashkëpunim të ndërsjellë në të ardhmen.

Takimi rajonal evropian mbahte çdo katër vjet dhe në të marrin pjesë përbërës tripalësh – qeveria, punëdhënës dhe punëtorë nga 51 shtete. Takimi ka për qëllim diskutimin e çështjeve kyçe ekonomike dhe sociale në këtë pjesë të botës, si dhe për shkak të konfirmimit të prioriteteve rajonale të Organizatës ndërkombëtare të punës./Telegrafi/