LAJMI I FUNDIT:

Carovska apelon ta përdoren librat digjitalë dhe të denoncohet shitja e librave të shtypur

Carovska apelon ta përdoren librat digjitalë dhe të denoncohet shitja e librave të shtypur

MPB ka indikacione dhe veprime ku janë shkelur të drejtat materiale të autorëve dhe botuesve të teksteve shkollore, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse MASH është e informuar se disa librari shesin komplete të librave shkollorë për klasën e katërt, për të cilat nga ky vit duhet të përdoren digjitale.

“Byroja për Zhvillimin e Arsimit nuk i ka dhënë miratim askujt për printimin e kopjeve. Nëse më thoni se ku janë, atëherë unë do ta raportoja drejtpërdrejt në Ministrinë e Punëve të Brendshme, siç bëra në rastet e mëparshme kur kisha informacione se një gjë e tillë ndodhi dhe ku kishte veprime”, deklaroi Carovska pas pjesëmarrjes në një konferencë për promovimin e edukimi financiar të nxënësve nga shkollat ​​e mesme profesionale.


Theksoi gjithashtu se inspektorët e arsimit janë vazhdimisht në terren për të kontrolluar nëse tekstet shkollore të fotokopjuara përdoren për klasat e katërta, duke apeluar që të përdoren versionet digjitale.

Carovska tha se se tekstet shkollore janë falas dhe të disponueshme në e-biblioteka.gov.mk dhe duhet të përdoren në versionin digjital sepse, tha kjo është me interesin më të lartë të nxënësve dhe procesin e shkrim -leximit të tyre digjital dhe monitorimin e përmbajtjeve mësimore të ndjekur nga multimedia dhe kuize që nuk janë në versionin e shtypur.

Në pyetjen e gazetarëve u përgjigj se është absolutisht e kënaqur me vijimin e vitit shkollor 2021/2022 dhe me gatishmërinë e shkollave dhe mësuesve për të pranuar ndryshimet dhe rezistencën me të cilën, siç tha ajo, dikush u përpoq t’i krijojë ato artificialisht, i bëhet vetëm dëm të arsimit dhe të çdo nxënësi.

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori