LAJMI I FUNDIT:

Caroline Ellison – ish e dashura e Sam Bankman-Fried dhe bashkëthemeluesi i FTX, Gary Wang deklarohen fajtorë për akuzat ndaj tyre

Caroline Ellison – ish e dashura e Sam Bankman-Fried dhe bashkëthemeluesi i FTX, Gary Wang deklarohen fajtorë për akuzat ndaj tyre

Ish e dashura e Sam Bankman-Fried dhe bashkëthemeluesi i FTX janë deklaruar fajtorë për akuzat penale dhe po bashkëpunojnë me prokurorët, tha të mërkurën avokati amerikan Damian Williams.

Caroline Ellison, drejtoreshë ekzekutive e Alameda Research, fondi i kontrolluar privatisht i Bankman-Fried, dhe Gary Wang, bashkëthemelues i FTX, sipas dokumenteve gjyqësore, në fillim të kësaj jave u deklaruan fajtorë.


Ellison u deklarua fajtor për konspiracion për të kryer mashtrime ndaj klientëve të FTX, mashtrim i përsëritur ndaj klientëve të FTX, komplot për të kryer mashtrime mbi huadhënësit e Alameda Research, mashtrim i përsëritur mbi huadhënësit e Alameda Research, komplot për të kryer mashtrime me mallra, komplot mashtrimi me letra me vlerë dhe komplot për të kryer pastrim parash, sipas dokumenteve të gjykatës, transmeton Telegrafi.

Të shtatë akuzat ndaj Caroline Ellison mbartin një dënim maksimal prej 110 vjet burgim.

Wang u deklarua fajtor për katër akuza: komplot për të kryer mashtrime ndaj klientëve të FTX, mashtrim i përsëritur ndaj klientëve të FTX, komplot për të kryer mashtrime të mallrave dhe komplot për të kryer mashtrime me letrat me vlerë, thuhej në dokumentet e gjykatës. Ai rrezikon deri në 50 vjet burg.

Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim Ellison dhe Wang i ngarkoi gjithashtu me akuzat “për rolet e tyre në një skemë shumëvjeçare për të mashtruar investitorët e aksioneve në FTX”, thuhej në deklaratën për shtyp nga ana e tyre.

Avokati i Wang, Ilan Graff, i cili është partner në Fried, Frank, Harris, Shriver & Jacobson LLP, në një deklaratë të bërë tha: “Gary ka pranuar përgjegjësinë për veprimet e tij dhe i merr seriozisht detyrimet e tij si dëshmitar bashkëpunues”.

Fjala për pranimin e fajit dhe marrëveshjet e bashkëpunimit erdhi pasi Bankman-Fried u ngrit nga Bahamas në bordin e një avioni të qeverisë amerikane që fluturonte për në Nju Jork, ku ai u paraqit në gjykatë për një aktakuzë me tetë pika, akuzë kjo e cila e akuzon atë për orkestrimin e një prej mashtrimeve më të mëdha financiare në historinë amerikane.

Williams njoftimin mbi rastin e bëri me në një video mesazh të ndarë me ABC News/Telegrafi/