LAJMI I FUNDIT:

Carla Bruni: Do jem gruaja e Sarkozy deri në vdekje

Carla Bruni: Do jem gruaja e Sarkozy deri në vdekje

Pak kush mund ta mendonte se lidhja e dashurisë mes Carla Brunit dhe ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy do të zgjaste kaq shumë. Të njohur për lidhjet e shumta të mëparshme, kjo martesë sipas biografëve nuk do të zgjaste më shumë se tre vjet. Por fotot e fundit të daljeve të çiftit tregojnë se romanca Sarkozy dhe Carla nuk ka mbaruar.

Bruni u takua më presidentin francez të divorcuar Nicolas Sarkozy, në nëntor të 2007-ës në një parti organizuar nga miq të përbashkët. Pas një romance të shkurtër ata u martuan në 2 shkurt të 2008-ës në pallatin Élysée në Paris. Kjo ishte martesa e parë ceremoniale për Brunin dhe e treta për Sarkozy. Bruni, ndërkohë, mori nënshtetësinë franceze duke hequr dorë prej nënshtetësisë italiane menjëherë verën e po atij viti.


Martesa me Sarkozy ka qenë një ndër dëshirat më të papritura dhe të forta që i ka lindur ndonjëherë në jetë, do të shprehej Bruni në ditët e para të martesës së tyre.

“Duket se me të asgjë e keqe s’mund t’më ndodh. Pranë tij çdo frikë dhe ankth më zhduket. Mendova se dashuria lindi shumë shpejt, por në fakt ishte më se e menjëhershme”. Në të ardhmen e saj qoftë kjo e afërt apo e largët një gjë është e sigurt, fakti që do jetë gjithmonë pranë Sarkozy dhe duket se asgjë nuk do t’i ndajë.

“Unë vij nga një kulturë italiane, pikërisht nga Torino, një ndër kryeqendrat e Italisë, dhe nuk do ta pranoja divorcin dhe do mbetem gruaja e tij deri në vdekje. Di që jeta është e mbushur me shumë surpriza por kjo është ajo që unë dua”, do të shprehej Bruni.

Një nga lidhjet më të njohura të mëparshme të Brunit është ajo me profesorin e filozofisë Rafael Enthoven, të cilit i ka kushtuar dhe këngën “Quelqu’un m’a dit”. Bruni dhe Rafael patën një djalë me emrin Aurélien, në vitin 2001. Çifti u nda në maj të po atij viti pasi Rafael mendonte se marrëdhënia e tyre nuk premtonte më tepër, të paktën kështu ka deklaruar Bruni për revistën “Vanity Fair”.

Edhe pse legalisht Carla Bruni është vajza e pianistes së famshme italiane Marisa Borini dhe industrialistit e kompozitorit të muzikës klasike Alberto Bruni Tedeschi, në 2008 zbuloi se babai i saj biologjik natyral ishte italiani me origjinë braziliane Maurizio Remmert.

Në rininë e tij kish pasur një lidhje 6 vjeçare me mamanë e Brunit. Ajo ka një motër e cila është aktore, Valeria Bruni Tedeschi, dhe producente filmash njëkohësisht, që jeton në Paris gjithashtu. Ka pasur edhe një vëlla, Virginio Bruni Tedeschi (1959 – 2006) i cili u nda nga jeta shumë shpejt. /Telegrafi/