Capital T njofton se po bën debutimin në industrinë e filmit, pjesë e "Jericho Ridge" nën drejtimin e Will Gilbey

Artisti i njohur shqiptar, Capital T, përgjatë shumë viteve ka korrë suksese të mëdha në karrierën e tij muzikore.
Përkundër kësaj, ai ka njoftuar miqtë dhe ndjekësit se po bën debutimin në një film në arenën ndërkombëtare.
Lajmin e ka kumtuar në një postim të publikuar në Instagram, teksa ka dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti.

Postimi i plotë i Capital T:“Jam i emocionuar të ju njoftoj se do të futem në industrinë e filmit me një projekt të mrekullueshëm të quajtur Jericho Ridge, nën drejtimin e Will Gilbey - fituesit të çmimit Bafta! Shumë i emocionuar për të filluar përvojën time të re me yje të mëdhenj, duke filluar me Nikki Amuka Bird - e nominuar për Bafta. Do të bëj më të mirën që ky projekt të jetë i pari nga shumë të tjerë që do të vijnë, shumë falënderime që më ftuan mua, Will dhe producentët Harvey Ascott, Besnik Krapi, Mark O Sullivan dhe Alex Tate. Një lajm tjetër i mirë është se i gjithë ky film amerikan do të xhirohet në vendin tim - Prishtinë, Kosovë. Faleminderit të gjithëve dhe suksese për ne”. /Telegrafi/





























































