Ashtu siç kanë paralajmëruar, Capital T, Ledri Vula dhe Majk, kanë prezantuar sot (e shtunë) projektin e ri muzikor.

"Yjet dalin natën" titullohet bashkëpunimi i tyre, i cili u kompletua edhe me videoklip.


Meqë jemi në prag të verës, artistët kanë vendosur që të sjellin një këngë ritmike, të përshtatshme me këtë periudhë.

Screenshot 2 6 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet reperët, kurse për muzikën është kujdesur producenti Rzon.

Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti u bë nga Avaxus.

Screenshot 3 4 Foto: Screenshot/YouTube

Për videon ndërkohë u kujdes produksioni Sekuencë.

Ky duet nuk ka dyshim se do të jetë një hit që do të na shoqërojë gjatë gjithë verës. /Telegrafi/