Ditë më parë ka qarkulluar në disa prej mediave spekulimi se dy reperët e famshëm Majk dhe Capital T i kanë dhënë fund miqësisë.

Dyshja njihen si ndër reperët më të pëlqyer të estradës dhe kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për tri projekte muzikore shumë të suksesshme, “Asnjoni”, “Pasha jetën” dhe “Hala”.


Ata së fundmi kanë demantuar lajmin rreth prishjes së raporteve, duke përshëndetur njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram.

Ka qenë fillimisht Capital T, ai i cili në InstaStory etiketoi Majkun, duke shkruar “Shihemi pak më vonë Majk”.

majk2 Foto: Capital T/InstaStory

Ndërkohë, kësaj thirrje i është përgjigjur ky i fundit duke etiketuar gjithashtu kolegun e tij dhe duke shkruar ”Capital T shihemi”.

majk1 Foto: Capital T/InstaStory

Me këtë, reperët në fjalë pohuan se miqësia e mirë mes tyre vijon më tej, teksa në të ardhmen mund të pritet një bashkëpunim i katërt mes tyre.

Ndërkohë, Capital T ka konfirmuar që së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me reperin Ledri Vula, që do të jetë pjesë e albumit të tij më të ri “Skulpturë”. /Telegrafi/