Fabio Capello, i cili ka drejtuar dy herë Real Madridin, mendon se Karim Benzema aktivizohet gjithnjë që nga minuta e parë nga Zidane për faktin e thjeshtë se ai është i përkëdheluri i Florentino Perez.

Sipas tij nga fillimi meriton të luajë Morata.


“Të jesh i detyruar që të bësh një zgjedhje mes Benzema e Moratas është një dilemë që çdo trajner e dëshiron ta këtë. Mendoj se Zidane e ka gjetur zgjidhjen”.

Situatë që po ndodh shpesh te Real Madridi Situatë që po ndodh shpesh te Real Madridi

“E nis ndeshjen me Benzema për të kënaqur presidentin Perez pasi francezi është i përkëdheluri i tij. Më pas ai aktivizon Moratan që vendos fatin e ndeshjeve”, tha Capello për “Fox Sports Italia”.

Karim Benzema ka shënuar 4 gola në 12 ndeshje ku është aktivizuar, 9 nga të cilat i ka nisur që nga minuta e parë.

telegrafi sport app