Inter ka pësuar humbje prej Southampton me rezultat 2:1 në kuadër të Ligës së Evropës.

Por, përveç pësimit prej skuadrës angleze, skuadra italiane mund të humb shërbimet e një prej futbollistëve më të mirë.


Bëhet fjalë për Antonio Candrevan, i cili ka bërë një gjest të pahijshëm për të cilën u ‘shpërblye’ me karton të verdhë, transmeton Telegrafi.

Mesfushori italian ka goditur me bërryl mesfushorin e Southahmptonit, Dusan Tadic dhe pas xhirimeve televizive, mund të ndodh që italiani, i cili është raportuar se ka prejardhje shqiptare, mund të pezullohet me moslojë.

Momenti kur italiani me prejardhje shqiptare godet serbin Momenti kur italiani me prejardhje shqiptare godet irlandezin

Ndryshe, Inter ka tre pikë dhe zë vendin e fundit në Grupin K, ndërsa anglezët gjenden në pozitën e dytë me shtatë pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app