LAJMI I FUNDIT:

Candice paralajmëron rikthimin me disa poza me të brendshme (Foto)

Candice paralajmëron rikthimin me disa poza me të brendshme (Foto)
NEW YORK, NY - MAY 01: Candice Swanepoel attends the "Rei Kawakubo/Comme des Garcons: Art Of The In-Between" Costume Institute Gala at Metropolitan Museum of Art on May 1, 2017 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images for People.com)

Candice Swanepoel do të kthehet në pistat e modës për t’i reklamuar kreacionet e Victoria’s Secret, pas mungesës njëvjeçare qëkur u bë nënë.

29-vjeçarja i ka paralajmëruar fansat se çfarë të presin duke sjellë disa poza të reja me të brendshme.


E shtrirë në krevat në një set intim, modelja është kujdesur që të vë në pah fizikun e saj të admiruesëm.

Dhjetë modelet më të ndjekura në rrjetet sociale (Foto)
Lexo po ashtu Dhjetë modelet më të ndjekura në rrjetet sociale (Foto)

Nga linjat trupore të bukuroshes së lindur në Afrikën e Jugut, nuk vërehej se ajo është bërë nënë para një viti.

Candice do të ribashkohet me bukuroshet tjera të Victoria’s Secret duke i përfshirë edhe modelet, si Elsa Hosk e Alessandra Ambrosio.

Modelet janë duke u përgatitur për paradën e radhës që do të mbahet në Kinë më 28 nëntor.

Kujtojmë që më 5 tetor 2016, Swanepoel priti në jetë fëmijën e saj të parë, djalin Anaca.

https://www.instagram.com/p/BakUEJ6FunH

Candice është në lidhje me modelin brazilian, Hermann Nicoli, që nga mosha 17 vjeçare. /Telegrafi/