Cancelo i bëri njërin nga dedikimet më zemërthyer Jotas dhe vëllait të tij pas vdekjes tragjike

Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo ka bërë njërin nga dedikimet më të bukura për dy bashkëkombësit e tij, Diogo Jotës dhe Andre Silvës.
Gjatë ditës së djeshme (e enjte) erdhi lajmi se ylli i Liverpoolit së bashku me vëllain e tij kanë vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës në Spanjë.
Vdekja e tyre erdhi pasi vetura doli nga rruga dhe pastaj mori flakë, duke lënë të vdekur të dy lojtarët dhe duke shkaktuar reagime të shumta.
Njëri nga lojtarët me dedikimin më të veçantë ishte Cancelo, i cili ndër të tjerash ka shkruar se duhet “t'i shohim gjërat në perspektivë për të vlerësuar atë që kemi dhe atë që nuk është e garantuar: e nesërmja”.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































