LAJMI I FUNDIT:

Cana shfaqet i emocionuar pak minuta para pensionimit: Më vjen keq që nuk janë Tifozat Kuq e Zi

Cana shfaqet i emocionuar pak minuta para pensionimit: Më vjen keq që nuk janë Tifozat Kuq e Zi

Kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana është shfaqur i emocionuar para kamerave, sa ishte në pritje për të shkelmuar topin e fundit para ndeshjes Shqipëri-Itali.

Lorik Cana kishte paralajmëruar më parë pensionimin me kombëtaren Shqiptare, por ka pritur ndeshjen e fundit kualifikuese për ta shqelmuar topin e fundit.

Është pikërisht ndeshja ndaj një fqinji siç është Italia që Cana do ta shqelmoj topin e fundit për pensionimin zyrtare me Shqipërinë.


Lamtumira e një legjende, Cana përshëndetet nga Kombëtarja në përballjen me Italinë
Lexo po ashtu Lamtumira e një legjende, Cana përshëndetet nga Kombëtarja në përballjen me Italinë

Në pritje të fillimit të ndeshjes, ish-kapiteni i kombëtares ka folur me emocione, por i vjen keq që në këtë moment nuk do jenë tifozët zyrtar të kombëtares ‘Tifozat Kuq e Zi’

“Më vjen keq që ‘Tifozat Kuq e Zi’ nuk do të jenë në stadium, por besoj edhe atyre ju vjen keq. Janë pjesë e pandarë e Kombëtares, pasi kanë themeluar grupin e parë të tifozëve”, ka thënë fillimisht Cana për TVSH.

Cana nuk ua plotëson kërkesën 'Tifozave Kuq e Zi', pensionohet ndaj Italisë
Lexo po ashtu Cana nuk ua plotëson kërkesën 'Tifozave Kuq e Zi', pensionohet ndaj Italisë

“Ata përfaqësojnë çdo vlerë, me shqiptarë nga të gjitha trevat. Megjithatë, jemi sqaruar për këtë mungesë. Unë lamtumirën nuk mund ta zgjasja kaq shumë”.

“E ardhmja? Nuk është prioriteti im të bëhem trajner. Do shoh të marrë një projekt, për të qenë drejtues në një klub”.

“Djali? Të bëj çfarë ka dëshirë, unë do ta mbështes. Nëse është për të zgjedhur një sport, do t’i thosha të bëhej tenist”, përfundoi ish-kapiteni i Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori