LAJMI I FUNDIT:

Camila Cabello thotë se nga emocionet urinoi në veshjen e saj gjatë finales në Ligën e Kampionëve

Camila Cabello thotë se nga emocionet urinoi në veshjen e saj gjatë finales në Ligën e Kampionëve

Këngëtarja amerikano-latine, Camila Cabello, bëri një hapje spektakolare të finales së Ligës së Kampionëve, të shtunën.

Ajo performoi një potpuri të hiteve të saj më të mëdha si: “Senorita”, “Havana”, “Bam Bam” dhe “Don’to go yet”.

Megjithëse ceremonia hapëse u shty për 30 minuta shkaku i vonesës së tifozëve të Liverpoolit për të hyrë brenda në stadiumin “State de Frabnce” ku po mbahej finalja, prapëseprapë tifozët e futbollit ishin entuziastë për të mirëpritur në skenë artisten amerikane.


Shoqëruar nga balerinë të shumtë profesionistë, për plot pesë minuta Cabello dhuroi një shfaqje spektakolare.

E mesa duket për këngëtaren e hitit “Havana” emocionet ishin aq të mëdha, sa ajo edhe urinoi në veshjen e saj pak para daljes në fushë.

Këtë gjë e bëri të ditur vet ajo përmes një videoje nga ceremonia hapëse e UEFA-s, të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by camila (@camila_cabello)

“Ceremonia hapëse e finales së UEFA-s. Kjo ishte vërtetë emocionuese, unë urinova pak në veshjen time”, shkroi Camila në Instagram.

Të nervozuar nga kaosi i biletave, tifozët e finales shanë dhe ofenduan rëndë Camila Cabellon gjatë ceremonisë hapëse
Lexo po ashtu Të nervozuar nga kaosi i biletave, tifozët e finales shanë dhe ofenduan rëndë Camila Cabellon gjatë ceremonisë hapëse

Finalja e Ligës së Kampionëve përndryshe u zhvillua mes ekipit të Liverpoolit dhe Real Madridit, ku ky i fundit doli fitues në rezultat 1-0. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Magazina
E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

Magazina
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Nicole Scherzinger shfaqet mahnitëse në bikini gjatë pushimeve në Hawaii

Nicole Scherzinger shfaqet mahnitëse në bikini gjatë pushimeve në Hawaii

Magazina
Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Magazina
Kalo në kategori