Camila Cabello shfaqet mahnitëse me një fustan gotik në galanë “Día De Muertos”

Camila Cabello u shfaq mahnitëse me një fustan gotik, të ngushtë pas trupit, në galanë “Día De Muertos” që u mbajt në Los Angeles të enjten.
Këngëtarja 28-vjeçare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa pozonte plot vetëbesim në tapetin e kuq, në eventin e pestë vjetor të organizuar nga Carlos Eric Lopez.
Camila – e cila më parë ka hyrë në listën Billboard Hot 100 me këngën “First Man”, të dedikuar babait të saj Alejandro – mori pjesë në këtë ngjarje të veçantë për të nderuar kujtimin e gjyshes së saj, sipas The Hollywood Reporter.

Gala “Día De Muertos” (Dita e të Vdekurve) ka për qëllim të theksojë kulturën, familjen dhe komunitetin, duke nderuar “pionierët që kanë hapur rrugën” për njohjen e gjerë ndërkombëtare të kontributeve artistike meksikane dhe latino-amerikane.
Ngjarja, e organizuar në bashkëpunim me Hispanic Federation, gjithashtu përfshin ndarjen e bursave për studentë të kolegjeve në Los Angeles, me qëllim që t’i ndihmojë ata në ndjekjen e ëndrrave të tyre krijuese.

Themeluesi Carlos Eric Lopez u shpreh:
“Në këtë periudhë të veçantë, ndihem i nderuar që mund t’i bashkoj komunitetet tona latine për të ndarë historitë e tyre dhe për të mbështetur njëri-tjetrin në këtë festë të shenjtë. Së bashku jemi më të fortë”.



























































