Callejon shënon gol të bukur nga rivënia këndore (Video)

Sulmuesi anësor spanjoll, Jose Callejon ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen e së dielës ndaj Sassuolos.
Napoli është duke zhvilluar ndeshjen ndaj Sassuolos në San Paolo, takim ky i vlefshëm për javën e 11-të të kampionatit italian, Serie A.
Në këtë ndeshje është shënuar një gol i bukur, i cili jo shpesh shihet në fushat e blerta.

Protagonist i këtij goli ishte spanjoll, Jose Callejon, i cili ka shënuar nga rivënia këndore.
Callejon ka goditur mjeshtërisht topin nga rivënia këndore, ndërsa intervenimi i portierit kundërshtar lë për të dëshiruar. /Telegrafi/
https://twitter.com/NapoliColombia_/status/924649236825804800

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































