LAJMI I FUNDIT:

Calafiori largohet nga kampi i Italisë pas lëndimit të frikshëm që pësoi ndaj Francës

Calafiori largohet nga kampi i Italisë pas lëndimit të frikshëm që pësoi ndaj Francës

Riccardo Calafiori e ka braktisur kampin e Italisë për t’u rikthyer në Londër, atje ku po e pret ekipi mjekësor i Arsenalit për ta vlerësuar gjendjen e tij.

Reprezentuesi italian i cili u bë pjesë e ‘Topçinjve’ për 42 milionë euro nga Bologna këtë verë, pësoi një lëndim të frikshëm në takimin e fundit të Italisë ndaj Francës.

Kishte shqetësime pas ndeshjes se blerja e re e londinezëve ka pësuar ndonjë lëndim afatgjatë, megjithatë, përzgjedhësi italian Luciano Spalletti kishte konfirmuar pas ndeshjes se lëndimi nuk është serioz.


Calafiori nuk do të vihet në rrezik për pjesën e mbetur të pauzës me kombëtare andaj ka fluturuar për në Angli për t’iu nënshtruar disa testeve të reja mjekësore.

The Athletic ka raportuar se Calafiori është larguar nga kampi i Italisë para duelit të tyre ndaj Izraelit që do të luhet nesër (e hënë).

Tifozët e Arsenalit do të shpresojnë se 22-vjeçari do të rikuperohet shpejtë, pasi panë dy paraqitje të tij të mira nga banka rezervë ndaj Aston Villës dhe Brightonit.

Mbetet të shihet nëse Calafiori do të rikuperohet plotësisht dhe në kohë për derbin që e pret Arsenalin vikendin e ardhshëm ndaj rivalit të qytetit Tottenhamit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Ndërkombëtare
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori