LAJMI I FUNDIT:

Caktohet data e ndeshjes Barcelona-Osasuna, blaugranasit do të kenë dy mungesa të mëdha

Caktohet data e ndeshjes Barcelona-Osasuna, blaugranasit do të kenë dy mungesa të mëdha

Pas vdekjes tragjike të doktorit Carles Minarro Garcia, dueli i Barcelonës ndaj Osasunës ishte suspenduar vetëm pak minuta para fillimit të saj. 

Tani, La Liga edhe zyrtarisht ka caktuar datën se kur do të riluhet ky takim dhe kjo nuk do t’i pëlqejë aspak blaugranasve. 

Sipas mediumit katalanas Sport, La Liga ka marrë vendimin që ky duel të luhet të enjten më 27 mars, një datë pak pas pushimit me kombëtare. 


Kjo do të thotë që Barcelona me shumë gjasa do ta luante këtë ndeshej pa shërbimet e brazilianit Raphinha dhe uruguaianit Ronald Araujo, pasi do të ishte vështirë për ta që të arrinin në kohë. 

Brazili do të takohet me Argjentinën në ora 01:00 pas mesnatës të mërkurën, ndërsa Araujo do ketë një udhëtim të lodhshëm për në Bolivi. 

Ani pse nuk është caktuar ora se kur do të luhet ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës, është parashikuar që do të jetë me fillim nga ora 21:00. 

Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit
Lexo po ashtu Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

Sipas kësaj, Raphinha do ta përfundonte ndeshjen në Buenos Aires vetëm 42 orë më herët. 

E përditshmja katalanase shpjegon se Barcelona ishte e etur ta evitonte këtë datë pikërisht për këtë arsye dhe Osasuna ishte pajtuar që ndeshja të luhet sipas preferencave të tyre. 

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të kërkojë që orari i ndeshjes të ndryshojë edhe një herë tjetër./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
Fenerbahce e Jose Mourinhos në garë për Fisnik Asllanin, por rivalizohet nga tri klube të tjera me emër

Fenerbahce e Jose Mourinhos në garë për Fisnik Asllanin, por rivalizohet nga tri klube të tjera me emër

Ligat tjera
Flick barazoi rekordin e Xavit – por çfarë ndodhi me Barcelonën atë vit

Flick barazoi rekordin e Xavit – por çfarë ndodhi me Barcelonën atë vit

La Liga
Liverpooli e mposht Man Utd në garën për transferimin e yllit brazilian të Ligës Premier

Liverpooli e mposht Man Utd në garën për transferimin e yllit brazilian të Ligës Premier

Premier League
Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Kombëtarja e Shqipërisë
Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

La Liga
Kalo në kategori