LAJMI I FUNDIT:

Çakarovski: Po përgatitet strategji kombëtare për eliminim të hepatitit deri në vitin 2030

Çakarovski: Po përgatitet strategji kombëtare për eliminim të hepatitit deri në vitin 2030

‘Duke e pasur parasysh që hepatiti është problem shëndetësor botëror Republika e Maqedonisë, gjegjësisht Qeveria me planin e veprimit, Strategjinë 2018-2030 parasheh pjesëmarrje aktive sipas rregullat dhe rekomandimet e OSHB-së për eliminimin e hepatitit C dhe për redukim të hepatitit B deri në vitin 2030’, deklaroi zv.ministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zv.ministri theksoi se në këtë drejtim, me rebalansin e buxhetit janë paraparë 10 milionë denarë shtesë për barna të reja dhe programe preventive.


Pas rebalansit të buxhetit, Klinika për sëmundje infektive posedon me një fond prej 180 milionë denarë. ‘Shpresoj se me buxhetin e ri për vitin 2018 do ti zmadhojmë këto fonde për të plotësuar nevojat e qytetarëve’, vazhdoi zv.ministri Çakarovski, i cili morri pjesë në aksionin e testimit falas dhe anonim të hepatitit C në QT Ramstor në Shkup, për ditën botërore të luftës kundër hepatitit, nën organizim të qendrës Hepar-Manastir.

Nga Qendra Hepar thanë se janë në bisedime me ministrinë e Shëndetësisë dhe se ka filluar formimi i një Komisioni të caktuar i cili do të punojë në drejtim të krijimit të Strategjisë kombëtare për eliminim të hepatitit në Maqedoni, që sipas tyre nënkupton kyçje graduale e të sëmurëve nga hepatiti në mjekime të reja inovative./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori