LAJMI I FUNDIT:

Cakaj takon kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentaren Osmani

Cakaj takon kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentaren Osmani

Diplomati shqiptar, Gent Cakaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë ka takuar kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Cakaj është pritur nga Kurti dhe Osmani në takime ndaras, ndërsa gjatë ditës ai ka takuar edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca transmeton Telegrafi.


Në një deklarim për media, Cakaj ka thënë Kosova ka qenë pjesë e agjendës së tij, që nga dita kur e marrë detyrën e re.

Cakaj po ashtu ka deklaruar se kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të ekzistojë fare.

“Jam tepër i nderuar që jam këtu në Prishtinë. Populli i Kosovës ka shfaqur një solidaritet… institucionet civile e ushtarake kanë bërë një punë të pashembullt e Qeveria ka dhënë një financim të vyer për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit. Kufiri që ndan dy vendet tona është vetëm simbolik. Ky kufi nuk duhet të ekzistojë fare, duhet të hiqet menjëherë”, ka pohuar ai. /Telegrafi/