LAJMI I FUNDIT:

Cakaj pret homologun sllovak, Lajcak, në fokus, bashkëpunimi për kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria më 2020

Cakaj pret homologun sllovak, Lajcak, në fokus, bashkëpunimi për kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria më 2020

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me kryetarin e radhës të OSBE-së dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajcak, në kuadër të vizitës së tij në Tiranë.

Ministri Lajcak viziton Shqipërinë në cilësinë e kryetarit të radhës së OSBE-së.


Takimi i zhvilluar pati në fokus bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së, përgatitjet për Kryesinë shqiptare të OSBE-së në vitin 2020, mbështetjen e OSBE-së për reformat në vend dhe bashkëpunimin rajonal.

Ministri në Detyrë, Cakaj shprehu vlerësime për Kryesinë sllovake të OSBE-së, për rolin dhe përpjekjet e saj konstruktive në adresimin e sfidave me të cilat përballet sot siguria dhe stabiliteti në hapësirën e OSBE-së.

Gjithashtu, ai falënderoi Ministrin Lajcak për vëmendjen dhe angazhimin e tij si Kryetar i radhës së OSBE-së ndaj rajonit tonë.
Në vijim, Cakaj e informoi homologun e tij, lidhur me përgatitjet për Kryesinë shqiptare të OSBE-së në vitin 2020, duke konfirmuar vullnetin dhe angazhimin e Qeverisë shqiptare për përmbushjen me sukses të këtij kryesimi.

Nga ana e tij, Kryetari aktual i OSBE-së, Lajcak, përgëzoi Ministrin në detyrë Cakaj për angazhimin e tij në përgatitjet e Shqipërisë për kryesimin e organizatës në 2020 si dhe për drejtimin Grupit të Kontaktit të Mesdheut për vitin 2019.

Gjithashtu, Ministri Lajcak, ndërsa vlerësoi rolin konstuktiv të Shqipërisë në rajon, nënvizoi se Kryesimi i OSBE-së do të kontribuojë në rritjen e profilit të vendit në arenën ndërkombëtare, duke vendosur një shembull për demokracitë e reja.

Gjatë këtij takimi, u vlerësua mbështetja dhe kontributi i OSBE-së në drejtim të realizimit të reformave të rëndësishme në vend dhe 5 prioriteteve kyçe, në kuadër të procesit të hapjes së negociatave me BE-në.

Në vijim, të dy Ministrat shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët të të dy vendeve si pjesë e Trojkës së OSBE-së. Gjithashtu, ata u ndalën edhe në forcimin e rolit dhe kapaciteteve të OSBE-së si dhe kontributin për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të OSBE-së, nevojën e vendosjes së dialogut dhe përgjegjësinë e përbashkët për respektimin e parimeve dhe unitetit të Organizatës, si elemente esenciale për të adresuar në mënyrë efektive sfidat aktuale dhe të ardhmen në hapësirën e OSBE-së e më gjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori