Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 34 gradë
Shqipëria të mërkurën do të vazhdojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se përgjatë relieveve malore këto vranësira do të pasohen nga reshje të izoluara shiu me intensitet të ultë.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.
Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
40 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































