LAJMI I FUNDIT:

Cairo Film Festival 2020: Dukjet më të mira në tapetin e kuq, ndër to kreacioni i stilistes Lia Stublla

Cairo Film Festival 2020: Dukjet më të mira në tapetin e kuq, ndër to kreacioni i stilistes Lia Stublla

Mbrëmë (e mërkurë), u mbajt ceremonia hapëse e “Cairo Film Festival 2020” në Egjipt, ku morën pjesë shumë personazhe të njohura arabe.

Duke filluar nga data 2 dhjetor deri më 10 dhjetor, edicioni i 42-të i festivalit – i cili u shty nga orari i tij origjinal në nëntor për shkak të pandemisë – është një edicion i veçantë.


Është festivali i parë në botën arabe që angazhohet për barazi në të gjithë bordin, pasi premtoi për barazi duke siguruar një prani të barabartë të drejtorëve meshkuj dhe femra në festival.

Por, sa i përket modës një nga veshjet e cila po cilësohet si më e bukura edhe nga media botërore është ajo e aktores dhe këngëtares Mai Selim, fustan i cili është kreacion i stilistes së njohur shqiptare, Lia Stublla.

Mai Selim në fustanin e stilistes Lia Stublla

Veshjet më të bukura nga nata e djeshme i gjeni më poshtë:

Dorra Zarrouk

Saba Mubarak

Jory Bakr

Youssra

Yasmin Sabri

Tara Emad

Raya Abirached

Huda Le Motfy