Cadillac ka ndërtuar disa koncepte të mahnitshme gjatë viteve, duke përfshirë Cien të vitit 2002 me një motor V12.

Fatkeqësisht, ajo veturë nuk arriti kurrë në prodhim, por marka luksoze e General Motors nuk ka hequr dorë nga prezantimi i një superveture.


Screenshot 14 5

Shefi i dizajnit të GM, Michael Simcoe, e ka pranuar hapur se është i interesuar për idenë e një modeli, përcjell Telegrafi.

“Do të donim të ndërtonim një hiperveturë”, tha Simcoe.

Ai shtoi se modeli nuk do të duhej të jetë domosdoshmërisht plotësisht elektrik, por nuk e përjashtoi as një EV të pastër.

Screenshot 13 5

Ndryshe, Cadillac mbetet i përkushtuar ndaj sedanëve.

Simcoe njoftoi se një model i ri do të prezantohet së shpejti për t’iu bashkuar Celestiq. /Telegrafi/