Nga: Faik Konica[1]
Erdhi më në fund edhe për gjuhën shqip koha e lulëzimit. Kohë e lumtur, kohë e bukur, kohë plot me shpresë! Qofshin të paharruara për jetë në kujtim të kombit, emrat e S. H. Frashërit dhe N. H. Frashërit, e Kristoforidhit, Pashko Vasë Pashës, e Mitkos e Radës, e Nacos edhe të gjithë atyre që pak a shumë hapnë udhrat për përparimin e gjuhës shqip. Me të katër anët, një zjarr i bukur zien në zemër të djalërisë, dhe, plot me dëshirë, trimoshët e dheut tonë po përpiqen për zbukurimin e shqipes.
Mjerisht, në përpiqen me gjithë shpirt, më të shumtët përpiqen pa rregull, punojnë pa udhë dhe pa fitim për gjuhën. S’është mjaft të marrë pendën njeriu dhe të nxinjë kartën, duhet të mësonjë, të shkruajë me mjeshtri se s’arrin të hedhësh gurë më gurë për të ngritur një shtëpi, është nevojë t’i vesh gurët radhë më radhë që të lidhen dhe të qëndrojnë shëndoshë e bukur.
Kam, pra, detyrë t’u jap të rinjve shqiptarë, mëm gjuhë lërimtarë ca këshilla mbi artin (a mjeshtrinë) e shkrimit.
I. Kur qëlloni të shkruani gjësendi, qoftë një biblh[2] e madhe a një artikull pesë-gjashtërradhësh, e para nevojë është të dini mirë ç’doni të dëfteni. Se shumë herë këndojmë të shkruara, të cilat s’kanë as mendim, as qëllim dhe si, mbarohen, një pyetje na vjen në buzë: “Mirë, po ç’doli nga kjo?”. Para që të zini të shkruani, pra, thuani vetes suaj: “Dale të mendohem mirë ç’dua për të shkruar…”
II. Si të vendosni shëndoshë në mend, ç’keni për të thënë, kërkoni mënyrën qysh do ta thoni. Duhen në krye ca fjalë, hyrje të shkurtëra dhe për të pëlqyer, që të kuptonjë atë hop këndonjëtori “ku fle lepuri” si thonë toskët, dhe që të ëmbëltohet e t’i ketë ënda të këndojë më poshtë. Se po të jetë hyrja si një gërmadhë, shpejt-shpejt këndonjëtori kthen fletën.
III. Pas hyrjes, zini të shfaqni mendimin tuaj, nuk përnjëherë, po dalngadalë, thela- thela, që të gëlltitet më lehtë, që të kuptohet më thellë. Togjtë fjalësh (a frazat) të mos jenë kurrë të veçantë, të jenë të lidhur njëri me tjetrin; një togfjalësh duhet të pjellë një tjatër më poshtë që të hipë këndonjëtori si në një shkallë dhe kur t’i afronjë majës të jetë gati për të kuptuar praponë[3]. Se po të hidhni pa vijë një copë mendim këtu, një copë mendim atje, do të bëhet çorbë, ku këndonjëtori s’ka për të kuptuar tjatër gjë, përveçse shkronjëtori nuk di t’i japë kuptim.
IV. Prapoja, duhet, me një mënyrë të ngjeshur e të fortë, të përsëritnjë në fare pak fjalë gjithë mendimet e mësipërme edhe të nxjerrë një fund, i cili është qëllimi i shkronjës.
V. Mbani mend edhe ca të tjera të nevojshme:
Kur e thatë një gjë njëherë të jetë e mbaruar, mos ma përsëritni më tutje me të tjera fjalë.
Gjuha të jetë e qëruar, pa ato fjalë që na i kanë mbjellë magjitë e të huajve; të merret dhe vesh lehtë; prandaj hiqni dorë nga togjtë letrash të gjata, të cilët duhet mjeshtri e madhe për t’i përdorur. Mësoni dhe mirë rregullat e gjuhës shqip: mos thoni për tregim: “Fshati që u linda”, kjo mënyrë përdorje e fjalës që është turqisht dhe mjaft për të qeshur, në shqipe duhet thënë: “Fshati ku u linda” a “Fshati në të cilin u linda”. (E mira e të mirave është të lëshohet mënjanë fjala që, përdorja e së cilës për shumë shqiptarë është mjaft e rëndë).
Fund, kur shkruani një gjë, këndojeni dhe ndreqeni shumë herë që të bjerë në vesh çdo tok letrash si një copë muzike.
(Tani, natën e mirë, se m’u qepnë sytë.)
1897
________
[1] Faik Konica, Vepra, Naim Frashëri, Tiranë, 1993, f. 121-123.
[2] libër
[3] konklurimi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Keqinterpretimi i historisë: Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët!
Karakteret letrare në novelat e Migjenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën