Bytyqi: Sipas projeksioneve, paga minimale deri në vitin 2026 do të arrijë në 22 mijë denarë
Sipas projeksioneve me parametrat aktualë dhe metodologjinë e re të dakorduar për harmonizimin e pagës minimale, deri në vitin 2026 do të arrijë në 22 mijë denarë, pa intervenime shtesë”, tha zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në “Utrinski Brifing”.
Ai shtoi se suksesi më i madh i dialogut social me punëdhënësit dhe punëtorët është marrëveshja për një metodologji për harmonizimin e pagës minimale, sipas së cilës ajo do të rritet në përputhje me inflacionin, por edhe rritja e pagës mesatare dhe nuk do të jetë kurrë më pak se 57 për qind e nivelit mesatar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sindikatat kishin kërkesa të caktuara, por nuk kishte kërkesa për përputhshmërinë e metodologjisë. Nga ana tjetër, punëdhënësit kishin një propozim për një metodologji të tillë. Ne e morëm gjysmën e propozimit të tyre, e pamë cila është më e qëndrueshme dhe arritëm në rezultatin përfundimtar si një grup me pikëpamje të ndryshme”, tha Bytyqi.
Ai shtoi se e vetmja mënyrë për të pasur sukses është dialogu dhe se duhet të diskutohen të gjitha palët e interesuara në mënyrë që të arrihet zgjidhje e përbashkët dhe e qëndrueshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mitsotakis: Nëse Qeveria e re në Shkup konteston Marrëveshjen e Prespës, rruga europiane do të jetë e mbyllur
“Më ndihmoni po humbas gjak”, shqiptarja qëllohet me thikë jashtë shkollës në Britani, tmerrohen fëmijët dhe prindërit
Eksperti gjerman, Konrad Clewing: Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për Këshill të Evropës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251