Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka njoftuar se është vënë gurthemeli për ndërtimin e një shkolle në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Reklama

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Bytyqi ka shkruar se për ndërtimin e kësaj shkolle moderne do të shpenzohen mbi një milion euro.

Ai ka thënë se janë zotuar për të investuar në objekte moderne në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

Postimi i plotë:

Mbi një milion euro për një shkollë moderne në Kaçanik

Vënia e gurëthemelit për ndërtimin e një shkolle të re, është lajmi më i mirë që i kemi dhënë sot fshatit Doganaj të Kaçanikut.

Reklama

Bashkë me kryetarin e Komunës, z. Besim Ilazi, të parin e Nismës në Kaçanik, z. Agim Çaka, deputetë e zëvendësministra të kësaj zone, morëm pjesë në këtë ceremoni festive për shkollën fillore “Ali Asllani”.

Reklama

Nuk është vetëm një premtim i realizuar, por është edhe obligim i yni që ne, si Ministri e Arsimit, jemi zotuar për të investuar në objekte moderne në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

Angazhimi ynë i sinqertë, çdo ditë, në çdo vend të Kosovës, po jetësohet dhe po jep frytet e saj.

Si ministër i Arsimit, në asnjë moment nuk do ndalem së angazhuari për të jetësuar të gjitha zotimet e bëra për një arsim më të mirë në Kosovë./Telegrafi/