LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Jemi zotuar për depolitizim të sistemit arsimor

Bytyqi: Jemi zotuar për depolitizim të sistemit arsimor

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi duke arsyetuar punën e tij para deputetëve në seancën e jashtëzakonshme për arsim, ka renditur sukseset, që sipas tij kanë ndodhur gjatë mandatit të tij.

Në Kuvendin e Kosovës, Ministri veçmas theksoi se do të ndodh depolitizomi i sistemit arsimor duke iu dhënë rol vendimmarrës faktorit prindër dhe këshillit drejtues.


“Ne jemi zotuar për depolitizim të sistemit arsimor, sot udhëzimi administrativ, i cili do të nënshkruhet pasnesër pikërisht do të ndikojë në depolitizimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve. Sepse akter kryesor në vendimmarrje, do të jetë faktori prindër dhe Këshilli Drejtues i shkollave që i përkasin”, tha ministri Bytyqi.

Gjatë kësaj seance, Bytyqi kërkoi që gjithë diskutimi mos të bëhet politik, duke thënë se kritikat e adresuara janë të pabaza.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, ministri Bytyqi tha se dhe në arsimin e lartë kanë vendosur rregull për publikimet shkencore.

“Ne së pari nga zhurma e madhe dhe parregullsitë e mëdha që kishin të bënin  me avancimet akademike, publikimet në revista të dyshimta që nuk kishin siguri në publikime shkencore vendosëm një rregull. E realizuam një udhëzim administrativ, ku sado kudo vë korniza më të disiplinuara për publikime në këto platforma. Çka ndodhi, u bë një zhurmë e paparë, reagime të ashpra  ishim të vetëdijshëm sepse po vendosim rregull. Por sot jam më se i lumtur, vetëm Universiteti i Prishtinës qon kërkesë tek ministria, a bën  t’i forcojmë kriteret më të forta që i kemi në udhëzimin administrativ. Ky është suksesi, ky është hapi i parë që është bërë, padyshim se ne do t’i aprovojmë çdo kërkesë që ka ngritje të universiteteve”, tha ai.

Ministri mes tjerash tha se në proces janë dhe dhjetë çerdhe publike, raporton KosovaPress.

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori