Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka reaguar ndaj një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor.
Sipas studimit të prezantuar në Parlamentin Evropian (PE) thuhet se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.
Bytyçi përmes një shkrimi në Facebook ka publikuar emrat e autorëve të shkrimit, duke thënë se flasin për Kosovën nga një perspektivë që asnjëherë nuk ka ekzistuar,dhe kanë kontradikta në kohë edhe në përmbajtje.
“Raporti për Kosovën i ka vetëm dy faqe, faqja 25, 26. Samuel GREENE, Gregory ASMOLOV, Adam FAGAN, Ofer FRIDMAN, Borjan GJUZELOV, flasin për Kosovën nga një perspektivë që asnjëherë nuk ka ekzistuar, kanë kontradikta në kohë edhe në përmbajtje”, thotë ai.
Bytyçi ka listuar disa nga burimet që i kanë përdorur si referencë në shkrimin e përmendur më lartë.
“Motherjones.com, (një referencë, portal për të cilin kurrë nuk keni dëgjuar), Balkaninsight.com, portal regjional (një referencë), Theguardian.com, (dy referenca) dhe Twitter, (paramendo një rrjet social si referencë, hajde po e pranojmë se aty bëhen fakenews prej Amerikës për Kosovë), Dy referenca janë nga sputiknews, po e njihni besoj portalin propagandues rus. Një referencë nga europeanëesternbalkans.com, dhe një nga Serbia, nga informer.rs”, shkruan tutje Bytyçi.
Tutje thotë se jo gjithçka çka shkruhet në BE është e vërtet.
“ Po flas për të njëjtën kategori që po na mbajnë të izoluar me vite të tëra pa liberalizim, pa asnjë argument racional. Edhe aman, lexoni dokumentet, shikoni pak seriozitetin e tyre, autorët dhe referencat. Në Kosovë po jetojmë të gjithë, edhe ngapak e kemi mësuar anglishten”, shton ai.
Siç thotë zëdhënësi i PDK-së, ‘në mes të vërtetës nga amerikanët e disa idiotë që e bëjnë një raport me referenca të lartëpërmendura, jashtë çdo konteksti e me shumë kontradikta, unë e kam prirje për t’i besuar Amerikës edhe gjërave që i kam dëgjuar me veshët e mi gjatë takimeve.’
“Në fund, këtu një raport zyrtar nga institucionet e BE-së po pretendon se zyrtarët amerikanë kanë përdorur lajme të rrejshme për ta rrëzuar “një qeveri në Kosovë”. Hajde rren hajde! Për çështjen e trupave amerikane që i largojnë prej Kosovës për shkak se Kosova ka qenë në kundërshtim me politikat amerikane, na kanë thënë shumë më herët. Unë, së paku kam qenë në disa takime ku argumentet që i kanë përdorur kanë qenë pak më të rënda se sa vetëm largimi i trupave amerikane”, shkruan tutje.
Bytyçi thekson se Albin Kurti e ka shkarkuar Agim Veliun duke poshtëruar publikisht partinë e LDK-së. E si kundërpërgjigje, LDK ia kishte dhënë një afat Albinit dhe LVV-së që ta rikthejnë Agim Veliun në pozitë, ose koalicioni i tyre merr fund.
“Edhe për fund, duke e shikuar përmbajtjen më të thelluar siç po duket, kallxo.com, dhe BIRN i kanë dhënë inputet për këtë raport, mediumi që i ka financiuar gjatë Haki Abazi. Ndërsa sot, vet e kanë bërë lajmin. Flm për mashtrim, por anti-amerikanizmi ka zero tolerancë, metodat ruse nuk funksionojnë tek ne! Anti-amerikanizmi nuk kalon”, shkruan Bytyçi në fund./Telegrafi/
E lexova këtë “raportin” që e paskan bërë për Parlamentin Evropian. Mediumi kallxo.com, e disa mediume tjera kanë…
Posted by Avni Bytyci on Saturday, December 5, 2020
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit