I shkëlqyeshëm për mëngjes, zëmër të lehtë ose darkë Ju nevojiten:- 2 patate,- 3 vezë,- 2 lugë miell,- 1 lugë grizë,- pak piper,- kripë,- një grusht gjethe majdanozi,- 100 gr djathë,- 100 gr rriska kaçkavalli.Përgatitja:

Patatet i pastrojmë, i grijmë në rende dhe i vendosim në ujë që të qëndrojnë pak dhe me pas i kullojmë.


Shtojmë vezët e rrahura, miellin dhe grizin, pak piper, kripën, djathin dhe majdanozin e grirë. Përziejmë gjithçka mirë.

Lyejmë një tepsi të vogël me vaj, hedhim gjysmën e masës, më pas rregullojmë rriskat e kaçkavallit, më pas hedhim gjysmën tjetër dhe rrafshojmë.

Sipas dëshirës thërrmojmë edhe pak djathë dhe e pjekim në 200 gradë C për rreth 50 minuta.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.