LAJMI I FUNDIT:

Buzëkuqi është gjithnjë aktual: Katër nuanca të bukura për të hyrë në sezonin e ri

Buzëkuqi është gjithnjë aktual: Katër nuanca të bukura për të hyrë në sezonin e ri
Foto: Instagram/ Piroschka Van De Wouw

Edhe pse maskat janë gjithandej, buzëkuqët gjithsesi kanë një vend të veçantë në botën e bukurisë, sepse ato i bëjnë buzët më elegante, ndërsa i japin fytyrës një dozë të veçantë të feminitetit dhe elegancës

Për momentet kur nuk keni maskë, janë hijet e mrekullueshme që ju japin një ndjenjë edhe më të mirë këto ditë, meqenëse e bartim më rrallë, transmeton Telegrafi.


Vjeshta e do të kuqen e errët, hija ideale kufizuese është ngjyra e verës burgundy dhe e verës së zezë.

Është ideale për një ten të shndritshëm, por edhe për ten me mbetjet e një vere të nxirë.

Foto: Reuters/Pixsell

E kafenjta është një tjetër favorite, e cila duket bukur me pak maskarë dhe të kuq ngjyrë kajsie.

Meqenëse ky buzëkuq është i errët në vetvete, është ideale ta aplikoni me një laps të së njëjtës nuancë. Për të krijuar vëllim, vendosni pak shkëlqim në majë të buzëve.

Foto: Reuters/Pixsell

Buzëkuqi nudo këtë sezon ka pak ton të kuqërremtë, të jep përshtypjen e buzëve të shëndetshme dhe përshtatet në fytyrë nga mëngjesi në mbrëmje.

Duket gjithashtu shkëlqyeshëm me rimelët në hije jeshile, bakri ose kafe të errët.

Foto: Dreamstime

E kuqja lëngët nuk del nga moda dhe të kujton divat e Hollywoodit, por është e shkëlqyeshme me kombinime të veshjeve të errëta, kur fytyra ka nevojë për pak energji me stil. /Telegrafi/