LAJMI I FUNDIT:

Buzëkuq fantastik ngjyrë të kuqe të errët: Buzë të parezistueshme në plan të parë

Buzëkuq fantastik ngjyrë të kuqe të errët: Buzë të parezistueshme në plan të parë
gettyimages

Trendët kryesorë kozmetikë paralajmërojnë sezon të ri dhe na sjellin pigmente më të errëta

Buzëkuqët e gjeneratës së re janë të ngopur me pigmente, bashkë me ta janë edhe ekstraktet të cilat kurojnë, andaj as buzëkuqet mat më nuk i thajnë buzët.


Meqenëse fundi i vitit është afër, po ashtu edhe brendët propozojnë ndryshime – në botën e bukurisë aktualisht në fokus janë buzët paksa më të errëta, transmeton Telegrafi.

Është e lehtë të vizatohen buzët me laps para aplikimit të buzëkuqit. Zgjidhni nuanca të ngjashme apo aplikoni vetëm laps ngjyrë të errët në balsam.

Ky është një set stilesh për vjeshtë – tonalitete kafe të lehta smokey, laps i zi dhe maskarë.

Një buzëkuq i errët është gjithashtu një opsion i shkëlqyeshëm, vizatoni linja maceje dhe dekoroni buzët me buzëkuq mat joshës.

Një rimel i kuq i lehtë do t’i përshtatet gjithashtu një hijesimi të lehtë të kuq.

Haliey Bieber për dalje të veçanta kombinon buzëkuq të fortë me hijesim tonaliteti të argjendtë.

Stili kreativ na sjell buzëkuq super të errët dhe ten të zbehtë, ideal për vjeshtë.

Për adhurueset e minimalizmit, ka edhe stile të thjeshta pa masakarë, ju nevojitet vetëm një buzëkuq me shkëlqim të lehtë. /Telegrafi/