Buzët e buta dhe me ngjyrë rozë janë diçka që shumë femra aspirojnë, pasi që e përmirësojnë bukurinë e fytyrës

Por, për shkak të motit të keq, shprehive të dëmshme të ushqimit dhe mungesës së kujdesit të duhur, buzët tona e humbin shkëlqimin që e kanë, transmeton Telegrafi.


Por, nuk keni nevojë më të brengoseni pasi që ekziston një trajtim krejtësisht natyral i cili do t’ua rikthej shkëlqimin dhe bukurinë e vërtetë të buzëve.

summary fb

Trajtimi me mjaltë dhe limon

Një ndër mënyrat më të mira për t’i trajtuar buzët është “paketimi” me limon dhe mjaltë.

Ky produkt, jo vetëm që i pastron buzët, por edhe i bën të lagështa deri në thellësi, duke i lënë ato të pastra, të buta dhe me ngjyrë rozë.

Vendosni sasi të barabartë të mjaltit dhe lëngut të limonit në një tas dhe përzieni mirë.

Produktin e fituar e vendosni në buzë dhe e lini për gjysmë ore. /Telegrafi/