Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka prezantuar së fundmi projektin e ri.

“Princesa” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Teksti është shkruar nga vetë artisti në bashkëpunim me BimBimmën, gjersa për muzikën u përkujdes BigBang.

Screenshot 1 4 Foto: Screenshot/YouTube

Videoja në ndërkohë u realizua nga Sekuencë.

Klipi veror dhe ritmik tashmë ndodhet edhe në platformën YouTube, në kanalin e AVD Digital.

Screenshot 2 3 Foto: Screenshot/YouTube

Besohet që edhe kjo këngë e Imerit do të pritet mirë e do të pëlqehet nga fansat.

Ai po vazhdon të jetë tejet i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/