Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka kërkuar nga klubi i tij që gjatë verës të transferojë Noliton.

Nolito, 29-vjeçar, pritet që pas përfundimit të Euro 2016 të largohet nga Celta Vigo dhe vazhdimisht është lidhur me një rikthim te Barcelona, pasi ka realizuar 25 gola për klubin aktual në dy sezonet e fundit.


Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Spanjolli ka një klauzolë lirimi prej 14 milionë funteve, por Busquets ka thënë se bashkëlojtari i tij te Spanja ka një çmim të mirë në tregun aktual.

“Në tregun aktual, 18 milionë euro është çmim i mirë për një lojtarë të madh, prandaj është çmim i mirë për Noliton”, ka thënë Busquets për Onda Cero.

telegrafi sport app