LAJMI I FUNDIT:

Business Consultants Council përzgjedh bordin e ri, Arben Ymeraga zgjidhet president

Business Consultants Council përzgjedh bordin e ri, Arben Ymeraga zgjidhet president

Në Mbledhjen e Tretë të Kuvendit të Përgjithshëm të Anëtarëve të BCC, pas një procesi votimi virtual, u shpallën rezultatet e bordit më të ri drejtues të shoqatës. Ngjarja u shënua për herë të parë në mënyrë virtuale.

President i Bordit të ri u përzgjodh z. Arben Ymeraga nga Melita&Partners dhe Anëtare nderi Leonora Kusari (EBRD) dhe anetarët e Rinj të Bordit janë: Hamëz Morina (Eciks), Agon Dula (Alled II), Donjeta Sahatçiu (Rrota), Gazmend Avdiu (Pixels Production), Lorik Gjonbalaj (Pirus) dhe Viola Haxhillazi (Mazars Albania & Kosovo), të cilët do të kontribojnë për shoqatën në një mandat 2 vjeçar – 2020/2022.


Falenderojmë të gjithë anëtarët prezentë, të cilët janë një vlerë e shtuar për shoqatën dhe tregun vendor. Bordit të ri drejtues i urojmë suksese dhe bashkëpunim afatgjatë, thuhet në komunikatë.

Në fund, Drejtoresh ekzekutive, Jehona Lluka prezantoi të arriturat e shoqatës dhe projektet për transformim dixhital.

Lluka theksoi që do të vazhdoj të kontriboj në BCC që ta bëjë atë një institucion të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, duke lidhur kompanitë konsulente menaxheriale dhe institucionet vendore dhe të huaja, duke u siguruar që etika dhe përgjegjësia sociale të mbeten prioritet kryesor.

BCC, si intitucioni i vetëm në Kosovë i licencuar për certifikimin e konsulentëve menaxherial me certifikatën e njohur ndërkombëtarisht, Certified Management Consultant (CMC), dhe certifikiemt dixhitale si ekspert/e për Transformim Digjital, ekspert/e për E-Tregti dhe Media Sociale, Ekspert/e për Sigurinë e Teknologjisë së Informacionit. BCC do të vazhdojë të certifikojë konsulentë në tregun Kosovar, njëkohësisht përmirësojë kualitetin e shërbimeve të konsulencës në Kosovë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori