LAJMI I FUNDIT:

Bushati – Steinmeier: Vettingu të çohet deri në fund

Bushati – Steinmeier: Vettingu të çohet deri në fund

Pas marrjes së rekomandimit shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati ka nisur takimet, ku në Berlin është takuar me homologun gjerman Frank- Walter Steinmeier. Takimi në Gjermani vjen një javë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Berlin.

Çështjet kryesore që u trajtuan në këtë takim ishin mbështetja e Gjermanisë për procesin e reformave dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë, forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, interesi i veçantë dhe kontributi i Gjermanisë në forcimin e bashkëpunimit rajonal, Procesi i Berlinit, dhe koordinimi i përpjekjeve të përbashkëta në përballjen me sfidat e sigurisë.


Ministri Bushati shprehu vlerësimin për vëmendjen dhe mbështetjen e treguar nga Gjermania për integrimin e Shqipërisë në BE. “Krahas krizave me të cilat i është dashur të përballet gjatë viteve të fundit, Europa gjendet sot në një periudhë hezitimi, dyshimi dhe pasigurie. Çka ndihet edhe më tepër në Europën Jug-Lindore. Për Shqipërinë, vëmendja dhe lidershipi i Gjermanisë në këto kohë të turbullta, përbën faktor sigurie dhe qëndrueshmërie”, është shprehur Bushati.

Më Shefi i diplomacisë shqiptare u ndal më pas në vendosmërinë dhe hapat konkrete që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për të arritur një progres të vazhdueshëm në procesin e integrimit duke u ndalur veçanërisht në nevojën për zbatimin e ligjit të Vetting-ut dhe për të vijuar me vendosmëri në çeljen e bisedimeve për anëtarësim.

“Miratimi i reformës është shprehje e një zhvillimi dhe e një konsolidimi të brendshëm politik dhe kjo çon në konstatimin se Shqipëria, çka nuk pritej nga shume persona në Gjermani, është shndërruar në një spirancë stabiliteti në vitet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe është një partner i ngushtë jo vetëm i të gjithë europianëve së bashku por edhe për Gjermaninë”, është shprehur Steinmeier.

Dy ministrat evidentuan impaktin pozitiv të Procesit të Berlinit, i cili ka jetësuar një bashkëpunim të përfocuar mes vendeve te rajonit. /Top Channel/Telegrafi/