LAJMI I FUNDIT:

Bursat e Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit Sheffield për studentët nga Kosova

Bursat e Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit Sheffield për studentët nga Kosova

Fakulteti Nderkombetar i Universitetit Sheffield në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës ofron gjashtëdhjetë e dy (62) bursa për studentët nga Kosova për Bachelors, Master (me kohë të plotë), MBA (me kohë të pjesshme) dhe studime të Doktoratures (doktoratë me orar të plotë) (viti i pranimit: 2018-2019). Nën këtë iniciativë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës dhe Fakulteti Nderkombetar i Universitetit Sheffield synojnë të mbështesin shkollimin e studentëve të shkelqyer të cilët dëshirojnë të studiojnë në Fakultetin Ndërkombëtar të Universitetit Sheffield, Kolegji CITY, në Selanik të Greqisë.

Universiteti i Sheffieldit është një universitet britanik i vendosur në Sheffield, Angli, i renditur në “Top 100 Universitetet në botë” dhe në mesin e “Top 10 Universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar për Hulumtim”. Sipas QS World Universities 2018 ajo renditet e 82-ta në botë dhe e 26-ta në Evropë. Është një institucion i udhëhequr nga hulumtimet, me një reputacion botëror për cilësinë. Sheffield ka gjashtë fitues të Çmimit Nobel midis ish stafit dhe studentëve. Universiteti i Sheffieldit ka 6 fakultete akademike.

Pesë fakultete janë në Angli dhe një fakultet, që është Fakulteti Ndërkombëtar – Kolegji CITY, është jashtë shtetit, në Selanik, Greqi. Me kampusin e saj kryesor të vendosur në Selanik të Greqisë, Fakulteti Ndërkombëtar përbëhet nga katër departamente akademike – Departamenti i Administrimit të Biznesit dhe Ekonomisë, Departamenti i Psikologjisë, Departamenti i Shkencave Kompjuterike dhe Departamenti i Studimeve Angleze – dhe ofron një gamë të gjerë programesh universitare dhe pasdiplomike në anglisht në disiplinat e Studimeve të Biznesit, Psikologjisë, Shkencave Kompjuterike dhe Studimeve Angleze.

Një komunitet i fortë Sheffield alumni në Kosovë

Fakulteti Ndërkombëtar ka një komunitet të fortë alumni në Kosovë me një rrjet prej më shumë se 250 alumni. Të diplomuarit nga Kosova bëhen pjesë e rrjetit global të të diplomuarve të Universitetit të Sheffield-it, që përbëhet nga mbi 135.000 alumni anembanë botës. Të diplomuarit kosovarë të Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffield kanë arritur suksese në një sërë fushash dhe kanë arritur arritje të mëdha në biznes, qeveri, sport, shëndetësi, media, arsim, bankë, telekomunikacion, komunitet dhe shumë më tepër.

Afatet e Aplikimit:
E mërkurë, 13 qershor 2018 për programet Bachelor dhe Master
E premte, 29 qershor 2018 për Studime të Doktoraturës

Kandidatët e interesuar në aplikimin për bursa mund të vizitojnë www.citycollege.sheffield.eu për më shumë informata ose kontaktoni në kosovo@citycollege.sheffield.eu.