LAJMI I FUNDIT:

Bursa e Stambollit pezullohet dy herë për shkak të rënies rekord të vlerës së lirës

Bursa e Stambollit pezullohet dy herë për shkak të rënies rekord të vlerës së lirës

Dje, më 17 dhjetor, tregtimi në bursën e Stambollit u pezullua dy herë për shkak të rënies së vlerës së monedhës turke.

Tregtimi u pezullua dy herë në një orë, pas rënies së indeksit të bursës Borsa Istanbul 100 me shtatë për qind. Pas fillimit të tregtimit pas pezullimit të dytë, në dy minutat e para ky indeks ra edhe më shumë – me 9.1 për qind.

Problemet në bursë janë pasojë e vendimit të Bankës Qendrore të Turqisë për të ndërhyrë, gjegjësisht vendimi i 16 dhjetorit për uljen e normës së interesit referencë në 14 për qind. Kjo ndodhi pavarësisht se inflacioni u rrit në 21 për qind, raporton ft.


Rënia rekord e vlerës së lirës është pothuajse ditore. Aktualisht një dollar është gati 16.5 lira. Një zhvlerësim prej 40 për qind ka ndodhur vetëm që nga muaji i kaluar.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan është pro uljes së normës së interesit, pasi është i bindur se kjo do të zvogëlojë varësinë e vendit nga hyrjet afatshkurtra të parave nga jashtë.

Megjithatë, disa ekonomistë dhe biznesmenë theksojnë se kjo kontribuon në zhvlerësimin e monedhës dhe për këtë arsye i frikësohen pasojave negative. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!

Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!

Ekonomi
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Ekonomi
Kalo në kategori