LAJMI I FUNDIT:

Burri xheloz mbyti gruan e tij, pastaj i vuri zjarrin makinës – zbulohen detajet e një “vrasje nderi” në SHBA

Burri xheloz mbyti gruan e tij, pastaj i vuri zjarrin makinës – zbulohen detajet e një “vrasje nderi” në SHBA

Një grua e gjetur e mbytur brenda një makine të djegur u vra nga ish-burri i saj në një “vrasje nderi”, siç pretenduan miqtë e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ibtihal Darraji, 29 vjeçe, u zbulua në makinën e saj në një rrugë në Uashington, të enjten natën.


Të hënën, Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut Spokane konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte mbytja dhe e klasifikoi vdekjen si një vrasje.

Ndërsa, Ish-burri i Darraji, Yasir Darraji, 30 vjeç, është akuzuar për vrasje të shkallës së parë në vrasjen e saj.

Mediat kanë raportuar se Ibtihal Darraji, një emigrante nga Iraku, më parë kishte shprehur shqetësime për sigurinë e saj te ish-bashkëpunëtorët e saj në Universitetin Gonzaga.

Ajo kishte qenë duke punuar në kishën Shën Aloysius, e vendosur në kampusin e universitetit, deri në shtator të vitit të kaluar.

Siç është bërë e ditur, ajo kishte qenë në një “martesë të rregulluar” me Yasir Darraji.

Ai tha se ajo lindi vajzën e saj kur ajo ishte rreth 16 vjeç dhe djali i saj lindi disa vjet më vonë dhe tani është në shkollë fillore.

Sipas dokumenteve të gjykatës, miqtë e intervistuar nga policia thanë se Yasir Darraji kishte bërë disa kërcënime ndaj ish-gruas së tij që nga divorci i tyre i hidhur katër vjet më parë.

Një mik i tha policisë se Yasir Darraji kishte kërcënuar të vriste ish gruan e tij nëse ajo nuk linte dy fëmijët e tyre dhe të kthehej në Irak.

Ai ishte “shumë xheloz” dhe i zemëruar për sjelljen e saj, e cila përfshinte takime me njerëz të tjerë dhe vizitimin e klubeve të natës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori