John Rutherford kishte rastin të bënte diçka që për disa prej nesh do të ishte një përvojë shumë e veçantë, edhe pse për dikë ndoshta paksa “terrorizuese”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një përvojë që për shumicën prej nesh do të ofronte emocione shumë të veçanta – një përballje shumë afër me një krokodil të madh.


E gjithë kjo “dhuratë” thuhet se i kishte ardhur nga nipi i tij Cameron De Jong, i cili vendosi ta fuste atë në një zhytje, i “shoqëruar” nga krokodili.

Ai u vendos në 'Kafazin e vdekjes' prej xhami, në Crocosaurus Cove të Australisë.

Dhe John dukej sikur i pëlqente një gjë e tillë, dhe së shpejti shfaqet duke qeshur dhe duke bërë fotografi me krijesën e madhe.

Por nipi i tij pa diçka të tmerrshme.

I dhënë shumë pas krokodilit, John nuk kishte vënë re se pjesët e tij private kishin dalë nga pantallonat e tij të notit dhe ishin shfaqur për tu parë nga të gjithë të pranishmit. /Telegrafi/

dd2 2