LAJMI I FUNDIT:

Burri raporton për zhdukjen e gruas së tij në Suharekë

Burri raporton për zhdukjen e gruas së tij në Suharekë
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 03.02.2023 rreth orës 10:00 në fshatin Tërrnje, Suharekë.

Tutje në raport bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.


“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raport. /Telegrafi/