Ji Seong-ho në vitin 1996 ishte një djalë i uritur në Korenë e Veriut.

Një ditë kishte tentuar të vjedh një sasi të vajit që do ta ndërronte me ushqim që e ëndërronte çdo ditë. Dhe nga pakujdesia ra në shina, kurse disa sekonda më vonë treni kaloi mbi këmbët e tij, transmeton Telegrafi.


2 226

"Ai mbeti pa këmbë dhe sikur kjo të mos mjaftonte, iu nënshtrua amputimit pa ndonjë qetësues që do t'ia lehtësonte dhimbjet", ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump me rastin e fjalimit të tij që iu drejtua kombit.

"Kam bërtitur aq shumë sa që zëri im ka qenë më i madh sesa i filmave aksion nëpër kinema", pati deklaruar verikoreani Ji gjatë një interviste.

3 186

"Tmerri për të nuk përfundoi këtu, ai më vonë është torturuar nga autoritetet e Koresë së Veriut kur u kthye nga nja udhëtimi në Kinë. Atë e sulmuan, insistonin që t'ju tregoj nëse në Kinë është takuar me ndonjë katolik. Ai vërtetë i kishte takuar dhe nga ai moment kishte vendosur të jetë i lirë", ka shtuar Trump.

"Seong-ho i përshkoi me paterica mijëra milje, duke ecur në Kinë në pjesën juglindore të Azisë drejt rrugës së lirisë. Shumica e pjesëtarë të familjes morën rrugën me të.

4 145

"Sot jeton në Seul ku edhe kujdeset për refugjatët e tjerë që kanë ikur nga Koreja e Veriut, dhe vazhdimisht i dërgon autoriteteve të këtij vendi të izolua letra që ata u frikësohen shumë - letra që flasin për realitetin në atë vend", ka shtuar presidenti amerikan.

5 129

Sipas Trump, historia e këtij burri shërben si inspirim për të gjithë, ku pas këtyre fjalëve miradije të parit të Shtëpisë së Bardhë, veriokoreani u ngrit për t'i përshëndetur të pranishmit në sallë. /Telegrafi/