Burri ndryshoi mendje në minutën e fundit dhe fitoi 50 mijë dollarë në lotari

Një burrë nga Maryland tha se një ndryshim i mendjes në minutën e fundit e çoi në blerjen e një bilete lotarie dhe fitimin e një çmimi prej 50,000 dollarësh.
"Kam një lojë të preferuar dhe po bëhesha gati ta blija një tjetër biletë, kur e pash këtë”, tha ai.
"Më dukej si një biletë e re dhe për ndonjë arsye e zgjodha atë në vend të asaj tjetrës", shtoi amerikani.
Burri përfundoi duke blerë një biletë me vlerë 5 dollarë dhe fitoi një çmim prej 50,000 dollarësh.
Ai tregoi se menjëherë e telefonoi gruan e tij.
“I thashë se sapo kisha fituar 50,000 dollarë dhe se ishin të gjitha të sajat. Sado që u përpoqa ta bindja, ajo nuk më besoi", tha ai. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
5 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































