LAJMI I FUNDIT:

Burrat i stresojnë gratë më shumë sesa fëmijët – arsyet janë shqetësuese

Burrat i stresojnë gratë më shumë sesa fëmijët – arsyet janë shqetësuese

Femrat e martuara kanë më shumë stres sesa beqaret.  Ato kanë ngarkesa shumë të mëdha: punën, fëmijët, por edhe martesën.

Gratë me stres janë më të prira të përjetojnë dhimbje koke, lodhje, dhe zemërim.

Puna e një prindi është tejet stresuese, por, në mënyrë befasuese, burrat kontribuojnë në stresin e grave më shumë sesa fëmijët.


Sipas një studimi, 46% e grave thonë se fëmijët u shkaktojnë më pak stres sesa burrat dhe kjo nuk lidhet me tradhti apo abuzim nga burri.

Por, si ndikon negativisht burri te gruaja dhe si të shmangen gjërat e tilla?

Burri vepron si një fëmijë ekstra

E vërteta është se meshkujt sillen si fëmijë derisa t’i mbushin 43 vjet.

Kjo nuk shprehet vetëm në sjelljen e tyre fëmijërore ndaj çështjeve të caktuara, por edhe në bashkëveprimin që kanë me fëmijët.

Një 7-vjeçar normalisht se do të sillet si 7-vjeçar, por një 35-vjeçar duke vepruar si 7-vjeçar është më stresuese .

Shpeshherë, baballarët janë ata që argëtohen me fëmijët. Kështu, baballarët perceptohen nga fëmijët si shoku i ngushtë, si një koleg me ide argëtuese që lejon çdo gjë. Në anën tjetër, nënat janë më të brengosura me çështjet si edukimi, disiplina, shëndeti dhe zhvillimi i fëmijës.

Femrat e ndjekin rutinën ditore të fëmijëve, andaj edhe u japin instruksione dhe u ndalojnë gjëra të ndryshme.

Kjo në sytë e fëmijëve duket sikur baballarët janë “polici i mirë”, ndërsa nëna “polici i keq”.

Punët e shtëpisë janë të rënda…

Një studim ka zbuluar se një në 5 nëna që nuk marrin ndihmë mjaftueshëm nga bashkëshorti për punët e shtëpisë kanë më shumë stres.

Gratë në përgjithësi shpenzojnë më shumë kohë në punë të shtëpisë, ndërkaq burrat duke u relaksuar.

Detyrat e femrave jo vetëm se përfshijnë gatimin he pastrimin, por edhe pagesat e faturave, blerjen e gjërave ushqimore, planifikimin e buxhetit.

Këto aktivitete janë shumë të rëndësishme për të mbështetur strukturën e familjes, por bëhen shumë ngarkesë për vetëm një person.

Kështu, zgjidhja më e thjeshtë është që burri ta ndihmojë gruan me punët e shtëpisë dhe t’i ndajnë në mënyrë të barabartë përgjegjësitë që i kanë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Nëse keni dhjamë të tepërt në kofshë dhe ijë: Bëjeni këtë dhe shtresat do të zhduken brenda një kohe të shkurtër

Nëse keni dhjamë të tepërt në kofshë dhe ijë: Bëjeni këtë dhe shtresat do të zhduken brenda një kohe të shkurtër

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes

Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes

Në çift
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Të gjithave u rrinë bukur: Këto janë katër ngjyra magjike me të cilat gjithmonë do të dukeni si perëndeshë!

Të gjithave u rrinë bukur: Këto janë katër ngjyra magjike me të cilat gjithmonë do të dukeni si perëndeshë!

Keshilla Modë
Edukimi seksual për fëmijët: Përse prindërit duhet të flasin me fëmijët për seksin

Edukimi seksual për fëmijët: Përse prindërit duhet të flasin me fëmijët për seksin

Prindër dhe fëmijë
Kalo në kategori