LAJMI I FUNDIT:

BURRAT QI DIJN’ ÇKA DISHROJN …

BURRAT QI DIJN’ ÇKA DISHROJN …

Poezi nga: Gabriella Sanfilippo
Përktheu: Maksim Rakipaj

Burrat qi dijnë çka duen Zoti i bekoftë…
ata qi bajnë marrina veç me t’pa gjys oret…
vijn e derës i bijn’, ani se asht mesi natës
e ti sa çil derën
me t’puthuna ta marrin frymën.


I bekoftë Zoti burrat qi t’lejn pa mend,
ata qi dhe pa ty ia dalin me jetue,
anipse nuk asht kjo çka duen.
Ata qi t’zgjedhin ty, pse je e zorshme,
qi t’thojn “hik pirdhu, pra!”
dhe nji çast para se me t’hupë,
kthehen e t’rrokin pa thanë gjys fjalet.

Leni ata qi veç me vedin janë mbushë…
prej tyne gjen kudo e kurdo,
por burrë, me kenë mbushë veç me “ty”,
për Zotin … asht mrekullia mâ e madhe nse të qillon.