Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës burokracitë dhe sorollatjet e institucioneve shqiptare për dhënien e shtetësisë për shqiptarët e Kosovës.
Një e re nga Kosova, e cila ka ardhur në Shqipëri prej me shume vitesh, ka kryer shkollën e lartë 5 vite, ka filluar pune prej 9 vitesh me kontratë të rregullt, është martuar me një shtetas shqiptar dhe ka një fëmijë 3 vjeç.
Por, prej disa vitesh është endur në dyert e policisë, ministrisë së brendshme dhe presidencës për të marrë pasaportën. Gjatë kësaj kohe i kanë kthyer disa herë dokumentet; njëherë punonjësit humbën 1 vërtetim, herën e dytë nga zvarritja skaduan dokumentet, një herë se kërkonin provim të gjuhës shqipe dhe në fund kontrata e qirasë, e bërë para noterit dhe i noterizuar nga nje tjeter doli sipas ministrisë e parregullt.
Kontrata e qeras ndërkohë është pranuar në raste të mëparshme nga të gjitha institucionet përfshir këtu policinë ministrinë dhe presidencën dhe është rinovuar tre herë në 5 vite.
Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua z. Klaudjo Jonuzaj, i cili thotë se është martuar me një shqiptare nga Kosova, e cila prej shumë vitesh kërkon pasaportën shqiptare. “Sihana jeton që prej vitit 2010 në territorin e Republikës së Shqipërisë, ku fillimisht ka bërë studimet 5 vjeçare dhe nga viti 2015 është në punë, me kontratë të rregullt. Madje ka marrë edhe leje qëndrimi. Prej disa vitesh, ne jemi martuar, ku kemi bërë celebrimin dhe të gjitha dokumentet. Pas martese, ne kemi edhe një fëmijë”, pohon Klaudjo.
Por, pavarësisht se punon në mënyrë të rregullt, është martuar me një shtetas shqiptar dhe ka një fëmijë po me këtë shtetas, Sihana është sorollatur prej shumë vitesh që të marrë shtetësinë, pasaportën shqiptare. “Sa herë që aplikojmë na nxjerrin mungesë dokumentesh. Njëherë mungon një letër nga emigracioni. E çojmë letrën dhe na kthejnë përgjigje që letra nuk gjendet dhe se e kanë humbur. Pasi e nxjerrim vërtetimin e migracionit dhe e dorëzojmë për herë të dytë, dosja na kthehet prap sepse kishte kaluar afati i të gjitha dokumentave. Certifikata të bashkëshorteve, shqiptare dhe kosovare, gjendja gjyqësore, vërtetimet e lejeve të qëndrimit, kontratë qiraje. Këto kanë afat 6 muaj përdorim” vijon Klaudjo.
Ai shton se, deri tani kanë plotësuar plot 4 herë letrat. “Herën e fundit për kontratën e qirasë, pasi e kemi bërë kontratën te noteri me 1 pronar, kur certifikata e pronësisë ka 3 bashkëpronarë. Ne këtë kontratë e kemi çuar disa herë te policia, Ministria e Brendshme dhe Presidenca. Asnjëherë s’na e kanë kthyer. Me këtë kontratë kemi të gjitha dokumentet, gjendjen civile, lejet e qëndrimit, regjistrimin e fëmijës në kopsht. E kanë pranuar të gjithë”, thotë ai.
Më tej shton se, në aplikimin e parë ka qenë kriter edhe një provim i gjuhës dhe historisë së Shqipërisë, edhe për shqiptarët e Kosovës. “Pyesnim ku ta bënim këtë provim, asnjë s’na jepte përgjigje”, pohon Klaudjo, teksa shton se deri më tani vetëm burokraci.
Pas ankesës, i riu shkon te Komisariati i Policisë Nr.2 në Tiranë dhe pyet punonjësen që merret me shtetësinë. Ajo i thotë se kështu janë procedurat dhe ata i kanë bërë po i ka kthyer Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë. “Sajojnë lloj-lloj dokumentesh. Tani i kthejnë për gjënë më të vogël”, i thotë ajo, teksa i kërkon që tashmë dokumentet t’i plotësojë nga e para se për pak javë skadojnë. Klaudjo shkon edhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, duke kërkuar oficerin Yzeir Zeqiri, por ai i thotë se “dosja është te Komisariati nr.2, plotësoje”.
Gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë oficerin e policisë Yzeir Zeqiri, i cili punon në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe merret me shtetësisë. Ai pranon se dokumentet i janë kthyer disa herë, teksa shton se tani ka probleme kontrata e qirasë. Fiksi i bën me dije se Klaudjo dhe Sihana kanë aplikuar gjithmonë me këtë kontratë, ndërsa ai thotë se tani duhet të bëjë tjetër dhe t’a sjellë. E pyesim se nëse e sjell të renë, skadojnë dokumentet e vjetra. Na thotë se do t’i shohë dhe t’na kthejë përgjigje.
Oficeri telefonon sërish gazetarët disa minuta më pas dhe thotë se “vetëm të sjellë kontratën e qirasë, pasi dokumentet e tjera kanë datë mesin e dhjetorit”. Por, sa të kalojnë nga Komisariati Nr,2, te Drejtoria e Policisë në Ministrinë e Brendshme dhe më pas në Presidencë, dokumentet do të skadojnë sërish.
Ky problem prej vitesh pret zgjidhje nga institucionet shqiptare të cilat nuk kanë një praktikë të saktë të dokumenteve që kërkojnë, përdorin standarde të dyfishta në bazë të mendimit të secilit punonjës që merret me procedurën dhe vonojnë pa mbajtur përgjegjësi aplikimet duke orvatur aplikantët për vite të tëra.
Denoncuesit kërkojnë vetëm që çështje të merret me seriozitet dhe procedura të ndiqet me një standard, korrektësi dhe shpejtësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nikolloski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Taravari do të kryente vetëvrasje politike nëse bashkëpunonte me BDI-në

Hoxha: Zgjedhjet e reja nuk do ta zgjidhnin krizën politike, koalicioni i ‘zemrave dhe trimave’ mes LVV-PDK është zgjidhja

Lutfi Haziri, kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Palët nuk lëvizin nga qëndrimet, Haxhiu: Nuk jam optimiste që situata do të ndryshojë në seancën e nesërme

Veton Berisha kërkon njërën nga këto tri ministri për bashkëpunim me Kurtin

Etiketimet si "figurë përçarëse", Albulena Haxhiu u përgjigjet PDK-së dhe AAK-së

Përplasje mes Richard Grenell dhe Alfred Lelës pas akuzave për lobim në favor të Ramës

Gjendet e vdekur një grua në tarracën e banesës në Pejë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm