LAJMI I FUNDIT:

Burgu i Tetovës siguron pishinë për të dënuarit

Burgu i Tetovës siguron pishinë për të dënuarit

Burgu i Tetovës edhe këtë herë të burgosurve ju mundëson diçka të re. Pas koncertit, të burgosurit kanë shijuar edhe pishinën për tu freskuar.

“Me ndërgjegje të pastër informojmë familjarët të cilët kanë të afërmit e tyre në Burgun e Tetovës se kujdesemi si për kushtet ushqimore e ato shëndetësorë. Vlen të theksohet renovimi (meremetimi) i të gjithave hapësirave të Burgut duke filluar nga: dhomat e fjetjes, kuzhina, nyjet sanitare, kantina, biblioteka, faltorja, rrojtorja, si dhe në veçanti njësia e pranimit dhe njësia e trajtimit të mbyllur si dhe dezinfektimi i dhomave dhe hapësirave të burgut . E gjithë kjo është pjesë e aktivitetit e stafit të burgut në përgjithësi. Të gjitha proceset kanë të bëjnë me programet për trajtim dhe risocializim të të dënuarave ku pas koncertit dhe turnirëve në sporte si futbolli, basketboll, shahu, etj, si dhe lëshim të filmave në video bim, me 06.07.2022 për të dënuarit që kanë probleme shëndetësore për masazhe dhe ushtrime trupore u është siguruar bazen ku do ta shfrytëzojnë të dënuarit dhe do të jetë pjesë e programit të sektorit për risocializim”, deklaroi për TV21 Qefail Havzija, drejtori i burgut të Tetovës.


Kujtojmë se të burgosurit e këtij burgu në Tetovë, gjatë muajit të kaluar kanë pasur edhe një zbavitje tjetër, me muzikë të gjallë të interpretuar nga këngëtarë lokal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori