LAJMI I FUNDIT:

Burgim të përjetshëm për vrasësin e 51 myslimanëve në xhamitë e Zelandës së Re

Burgim të përjetshëm për vrasësin e 51 myslimanëve në xhamitë e Zelandës së Re

Një terrorist i ekstremit të djathtë që vrau 51 myslimanë në xhamitë e Zelandës së Re do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në burg, pa asnjë mundësi për lirim me kusht, hera e parë që një dënim i tillë është shqiptuar.

Brenton Tarrent, 29 vjeç, u dënua të enjten pasi pranoi fajësinë në fillim të këtij viti për vrasjen e 51 burrave, grave dhe fëmijëve në dy xhami të Christchurch më 15 mars 2019, raporton CNN.

Viktima më e re ishte vetëm tre vjeç. Qytetari australian gjithashtu pranoi fajin për 40 akuza që përfshin vrasjet në tentativë dhe një akuzë për terrorizëm – ai është personi i parë në Zelandën e Re që u dënua për këtë lloj krimi, transmeton Telegrafi.


Tarrent u përfaqësua në seancë dhe zgjodhi të mos i drejtohej gjykatës, por udhëzoi avokatin të fliste në emër të tij. “Tarko nuk e kundërshton vendimin e gjykatës. Ai pranon të dënohet me burgim të përjetshëm, pa mundësi të apelimit”, tha avokati Pip Hall.

Gjykatësja Cameron Mander ndër të tjerash lexoi emrat e secilit viktimë dhe të lënduarit gjersa shtoi se “Ju nuk treguat mëshirë. Ishit brutal dhe i tmerrshëm – veprimet tuaja ishin çnjerëzore”.

Ndryshe, Zelanda e Re ka shfuqizuar në vitin 1961 dënimin me vdekje për vrasje, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ende e ka në fuqi dënimin më të rëndë jetësor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Kalo në kategori